Sport
Skenarët/ Serbia vendos në rrezik kalimin e Shqipërisë në play-off e Botërorit, gjërat në dorën e Anglisë
Grupi K kualifikues i Kupës së Botës 2026 për zonën UEFA është bërë interesant. Fitorja 0-1 e Shqipërisë kundër Serbisë në shtëpinë e këtyre të fundit u ka dhënë kuqezinjve të Sylvinhos vendin e dytë në grup, me një pikë më shumë se Serbia.
Fitorja 1-3 e Serbisë në shtëpinë e Andorrës ishte e pritshme dhe tanimë gjithë skenarët thonë se data 13 nëntor mund të futet në historinë e futbollit shqiptar. Në këtë datë Kombëtarja luan në Andorra, ndërsa Serbia në Londër kundër Anglisë.
Nëse Shqipëria fiton, gjë që e ka detyrim kundër Andorrës dhe Serbia humbet (Anglia fitoi 0-5 në Beograd), tanët do ishin të kualifikuar për në fazën play-off të Kupës së Botës 2026 si vendi i dytë në Grupin K.
Nëse Shqipëria fiton dhe Serbia merr një pikë kundër Anglisë, atëherë gjërat do vështirësoheshin pasi futet në lojë goleverazhi dhe ndeshjet e fundit. Më 16 nëntor Shqipëria pret Anglinë në Tiranë, ndërsa Serbia luan me Letoninë në shtëpi. Gjasat janë që me formën e Anglisë, edhe pse të kualifikuar për në Botëror, ndeshja kundër Serbisë mos prodhojë surpriza dhe ‘Tre Luanët’ të vijojnë me fitoret. Ky skenar dhe tri pikët tona në Andorra do na çonin në play-off, pa pritur dhe bërë llogari golash për vendin e dytë.
Ndeshjet e radhës
13 nëntor 2025 – 20:45
Andorra – Shqipëri
Anglia – Serbi
16 nëntor 2025 – 18:00
Shqipëri – Angli
Serbi – Letoni
Renditja: