Connect with us

Aktualitet

Sot ditë zie kombëtare, Shqipëria nderon viktimat e tërmetit në Turqi e Siri

Sot do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila ka qëndruar pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Vendimi i qeverisë shqiptare u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë.”, njoftoi kryeministri Rama.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34,179. Nga këto, 29,605 janë konfirmuar në Turqi, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM. Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574, sipas autoriteteve.

Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit. Numri i vdekjeve përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

Sot ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit, Begaj: S’do ta harrojmë kurrë ndihmën e Turqisë

Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila ka qëndruar pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Presidenti Bajram Begaj, teksa shpreh solidaritet për të prekurit, thotë se Shqipëria s’do ta harrojë kurrë ndihmën e Turqisë në 26 Nëntor 2019

Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019.”, shkruan Begaj.

 

Aktualitet

“Brenda SPAK ka prokurorë që intimidohen”/ Lala: Një grup prej tyre po punon me seriozitet

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK, ndërsa është pyetur edhe në lidhje me intimidimet me të cilat prokurorët mund të përballen.

Ajo u shpreh se do të preferonte që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme, ndërsa theksoi se SPAK ka problemet e veta, duke përmendur prokurorë që edhe mund të intimidohen dhe ndikohen nga politika. Megjithatë ajo shtoi se ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet për të vendosur drejtësi.

Lala tha se kur politikanët paraqiten dhe dalin nga SPAK, dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë. Sipas saj kjo tregon se ky institucion ka hije të rëndë dhe se kjo peshë ndihet.

“Do të preferoja si qytetare që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme. Nëse dikush sigurohet me prova për t’u dërguar pas hekurave, prokurorët duhet të veprojnë. Jam kundër reagimeve të tyre publike. Mendoj se SPAK ka përplasjet e veta, problemet e veta, ka prokurorë që intimidohen dhe që ndikohen nga politika. Edhe ky institucion nuk ka mbetur pa pasur hijen e intimidimit që vjen në forma të ndryshme. Megjithatë ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet. Prokurorët janë njerëz dhe ditët e fundit ka qenë shumë hermetike dhe nuk ka pasur asnjë reagim për mediat.

Sa herë vijnë politikanët, ka hije të rëndë ky institucion. Kur dalin nga ambientet e SPAK dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë, ndaj kjo peshë e SPAK ndihet. Korrupsioni është kthyer në institucion. Kemi raportuar për korrupsione deri në 20% për tendera, por me rastin 5D doli se ata merrnin gjithë tenderin dhe ia jepnin kompanisë së tyre.

Zyrtarët shqiptarë kanë menduar duke vepruar se do ishin të paprekshëm. Fakti që shkatërruan sistemin TIMS duke dashur të fshijnë gjurmët e tyre, që mund të ishte prova më e fortë se si kanë udhëtuar me biznesmenë apo kriminale jashtë vendit. SPAK me gjithë problematikat e tyre, për Metën ka pasur perceptim për korrupsion për të. Ai bëri një betejë për Gjykatën Kushtetuese, e ka këtë meritë, por nëse ka kryer një vepër penale, siç edhe dyshohet duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Duke përmendur këtë duket se po fryn një erë e re në këtë institucion.”, u shpreh Lala.

Continue Reading

Aktualitet

Investigimi i RAI 3/ Mustafaj: Emisioni më kritik në 30 vite ndaj një qeverie

Diplomati Besnik Mustafaj ka komentuar investigimin e RAI 3 në Itali dhe theksoi se ky ishte emisioni më kritik në 30 vjet demokraci ndaj një qeverie shqiptare.

Mustafaraj tha se Edi Rama spekullon, kur thotë se reagon, ‘për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë’.

Edi Rama spekullon, kur thotë se kujdeset për imazhin e Shqipërisë. RAI3 foli për abuzime qeveritare. Emisioni ka qenë më i rëndi e më kritiku ndaj një qeverie shqiptare në 30 vjet.

Ka një mobilizim të mediave italiane për të thënë të vërtetën. Edi Rama spekulon kur thotë se po hidhet baltë mbi Shqipërinë. Shqipëria tashmë është një vend i hapur e demokratik dhe e vërteta mund të thuhet.

Rama ka përdorur të huajt, me pagesa etj. Reportazhi do të ketë ndikimin e vet edhe në mbështetjen e politikës së jashtme italiane.

Nuk e kuptoj pse Edi Rama i qan hallin Melonit. Del Rama dhe merr rolin e kavalierit, duke mbrojtur dinjitetin e Melonit. Meloni nuk ka folur fare për reportazhin. Reportazhi është shpërndarë dhe në anglisht nga RAI3. Rama duhet t’i përgjigjet interpelancës së opozitës për këtë çështje’, deklaroi Mustafaj.

Continue Reading

Aktualitet

Motori i babait e zuri poshtë, 2-vjeçari niset drejt Traumës në Tiranë, pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një motor ka zënë poshtë një fëmijë dy vjeçar. I mituri ka qenë duke luajtuar pranë motorit të parkuar, i cili më pas ka rënë sipër tij.

Raportohet se si pasojë fëmija ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në trup, ndërsa është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Për shkak të dëmtimeve të rënda, i mituri po niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg. Në momentin e aksidentit të rëndë, nëna e 2-vjeçarit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat që e kanë me motorrin sipër tij. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

E rëndë/ Motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç, dëmtime të rënda në kokë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Një djalë 2 vjeç ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Continue Reading

Aktualitet

Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet për ngjarjen (FOTO)

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë të Zvicrës.

Le Canton27.ch, shkruan se pas denoncimit në polici, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimin në lidhje me rastin e vandalizimit. Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtarët e shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Ai u vendos në Zvicër në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit të Skënderbeut morën pjesë qindra persona, në mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING