✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Spahiu: Pse protestuesit nuk krijojnë partinë e tyre dhe nuk propozojnë kandidatin e ri për kryeministër?

Juristi Kreshnik Spahiu ka vlerësuar se protestuesit nuk janë ende të organizuar politikisht për të sjellë një ndryshim të sistemit apo për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dy figurat që, sipas tij, dominojnë politikën shqiptare.

Spahiu tha se lëvizjes protestuese i mungojnë një lider, një strukturë drejtuese dhe një përfaqësi e qartë politike, elemente që, sipas tij, do t’i mundësonin asaj të konkurronte në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas juristit, nëse protestat do të çonin në rënie të mbështetjes për Partinë Socialiste, përfituesja kryesore elektorale do të ishte Partia Demokratike. Ai argumentoi se, pa krijimin e një alternative të re politike, qytetarët që kërkojnë largimin e Ramës rrezikojnë të përballen sërish me zgjedhjen mes dy forcave kryesore politike.

“Dy partitë e para, që do të jenë në rezultat, do të jenë PS dhe PD. Në rast të një rënie të PS-së, sepse pas gjithë këtyre protestave padyshim që do të ketë rënie, e vetmja parti që përfiton është PD”, u shpreh Spahiu.

Ai shtoi se çdo ndryshim i mundshëm politik mund të përfundojë sërish në një marrëveshje mes dy kampeve kryesore, nëse protestuesit nuk ndërtojnë një forcë të pavarur që të përfaqësojë kërkesat e tyre.

Një pjesë të kritikave Spahiu ia kushtoi kërkesës për krijimin e një qeverie teknike. Sipas tij, një qeveri e tillë nuk mund të shërbejë si zgjidhje afatgjatë për drejtimin e vendit, pasi qeverisja duhet të mbështetet te një mandat politik dhe te një alternativë që merr pjesë në zgjedhje.

“Dy partitë e para, që do të jenë në rezultat, do të jenë PS dhe PD. Në rast të një rënie të PS-së, sepse pas gjithë këtyre protestave padyshim që do të ketë rënie, e vetmja parti që përfiton është PD. Të gjithë ata që shpresojnë në një largim të Ramës apo në një rënie të socialistëve, duhet të jenë të ndërgjegjshëm që të kuptojnë që çdo lloj ndryshimi që do të ndodhë, do të duhet të hyjnë në koalicion me Sali Berishën. Se pushteti i ardhshëm do varet përsëri nga 2 njerëz. O do bësh aleancë për kryeministër Ramën, o aleancë për kryeministër Berishën.

Këta nuk nxjerrin parti. Këta nuk duan. Po rezistojnë që të mos bëjnë një forcë politike. Atëherë si do garojnë në zgjedhje? Se po dëgjoj disa përralla ‘qeveri teknike’. Shqipëria nuk mund të qeveriset me qeveri teknike. Qeveri teknike do të thotë të jesh i pazgjedhur. Duhet të jesh i manduatuar nga populli që të qeverisësh. Këta s’kanë një lider, një kryesi. Rama bën dorëheqjen. Gjen një vajzë bukuroshe e çon për 3 muaj në qeveri. Këta duhet të jenë të përgatitur të fitojnë jo një betejë, por luftën me qeverinë. S’po del dot askush në krye, sepse këta janë të gjithë kundër të gjithëve”, tha mes të tjerash Spahiu.

Advertisement