Connect with us

Shkrime

Stalin Kurti – Shkrim nga Edison Ypi

Stalin Kurti

Mblidhi krejt gojëçthurjet e burokratëve të Diktaturës. Shtoi intrigat e komiteteve, krismat e plenumeve, urdhërat e diktatorit, tmerret e Sigurimit, lehjet e spiunave, mbledhjet e kolektivit, grrahmat e zhulsave, ofshamat e fukarejve, urratë e kongreseve, kërcitjen e prangave, gërrvimat e zinxhirëve. Hidhi në një kazan. Kazanin vure mbi zjarr. Trazoje me një kopan derisa të bëhet një lëng i pështirë si supa e magjistricave. Peltja në fjalë është dora vetë, Stalin Kurti deli’ djalë.

Komitetet e partisë, zyrat e pushtetit, organet e dhunës, rropullitë e propagandës, merimangat e spiunllëkut, zorrët e Sigurimit, tribunat e parakalimeve, propaganda, kinemaja televizioni, teatri, njëri më i skëterrshëm se tjetri, ishin përplot me Stalin Kurta që shqiptarët i njohin mirë, se i kanë mbajt mbi 40 vjet pranë vatrës dhe në krye të sofrës.

Krejt arsenalin e rrenave komuniste, hileve marksiste, pabesive staliniste, intrigave populiste, i ka skalit Zoti mbi surratin e Stalin Kurtit.

Stalin Kurti është një jugosllavist i qelbët, një titoist i ndyrë, një enverist dogmatik i sërës së parë me flamur të kuq në dorë që e than era e Serbisë dhe e kalb shiu i Rusisë.

Stalin Kurti është një refuzues i papërmbajtur i gjithçkaje të vlefshme.

Stalin Kurti është një “think negativ” i pashërueshëm.

Stalin Kurtin e mban gjallë vetëm refuzimi, negativismi.

Stalin Kurti negativizmin e realizon duke goditur pa mëshirë dhe pa u ndalur, së pari, targetet e kollajta, ata prej të cilëve nuk i vjen asnjë e keqe, shokët, kolegët, miqtë. Nëse mishi i tyre i duket i pashijshëm dhe nuk e ngop, kafshon më të shijshmin e mishrave, mishin e vet.

Stalin Kurti është një urrejtës i pandreqshëm. Stalin Kurti gjallon në simbiozë me urrejtjen. Stalin Kurti dhe urrejtja janë binjakë siamezë të ngjitur kurriz më kurriz.

Stalin Kurti i përket rracës më regresive të botës – të marrëve që kujtojnë se mund të mbeten në histori përmes një aftësie cerebrale mesatare dhe mohimeve të pandalshme deri në shkatërrim të gjithçkaje.

Stalin Kurti dhe zotnilliku, prej këtu e deri në infinit, nuk takohen kurrkund.

Stalin Kurti, prej tani e deri në amshim, është dhe do mbetet një delirant i pështirë, një “full of himself”, i pafytyrë.

Stalin Kurti është një rrenacak congenital.

Më i pabesë se hasmi, më i rrezikshëm se vrasësi, më i padobishëm se injoranti, më depriment se derri, Stalin Kurti nuk është qytetar. Aq më pak europian. Aspak Njeri. Kurrë lider. Kurrën e kurrës intelektual.

Për Stalin Kurtin, prerja në besë e mikut, moskryerja e detyrës, tradhëtia ndaj Atdheut, janë habitati i tij i natyrshëm prej të cilit nuk mundet me u nda asnjë çast, se vdes.

Pa rrenën dhe hilen, Stalin Kurti mbetet si peshku pa ujë, si zhaba në zall, ngordh.

Stalin Kurtit i kan ardh nga Tirana në Prishtinë me e ndihmu në prapësitë e tij staliniste një lukuni me çuna oficerash që i shërbejnë me zell revolucionar të armatosur me erudicion marksist, leninist, maoist, fidelist, polpotist.

Çunat e oficerave të Shqipërisë rrotull Stalin Kurtit, erudicionin në fjalë nuk patën fatin ta përdorin ku dhe kur do ishte e mira, në Shqipëri në lule të moshës, për shkak të shembjes së Diktaturës.

Nga frika se gjithajo ngarkesë revolucionare që mjafton dhe tepron me ja pru fundin botës, mund tu shkonte dëm, mund tu mbetej pa përdorur, ata çuna t’hedhun dhe ato goca si mjegull, elisirin revolucionar që e morën me qumështin e mamit shefe kuadri duke ja tundur djepin babi oficer tek këndonte ninullën gjumëndjellëse “Bashkoni shokë, me ne në çetë…” vajtën ta zbrazin te i vetmi që e vlerëson dhe meriton, te monstrumi Stalin Kurti.

Stalin Kurti, politikën, gjeopolitikën, diplomacinë, i sheh si sherret e halabakëve të mëhallës.

Stalin Kurtin sa më tepër ta lusësh të kuptojë dhe sa më tepër argumenta t’i sjellësh, aq më tepër tërbohet dhe insiston pafund dhe me çdo çmim.

Stalin Kurti, ky frut bastard i dashurisë së mami Serbisë me babi Titon, është më i pavlefshëm dhe më i parëndësishëm se krejt tarallakët, delirantët, llapaqenat, që ka Shqipëria, dhe më i pështirë se banakierët televizivë, ata shejtanbudallenjtë e shitur të së enjtes mbrëma.

Stalin Kurti është një aksident genetik që sterros qiellin e shqiptarisë një herë në njëqint vjet.

Ka tipa si Stalin Kurti prandaj Diktatura rri gjithë kohës prapa derës duke prit rastin të hyjë brenda.

Me asgjë të ngrohtë mesdhetare, me gjithçka prej kontinenti, prej stepe, prej ngrice, Stalin Kurtin e rre menia se është më bizantinist se Rasputini, më diplomat se Machiavelli më dinak se skilje, më i rrezikshëm se ujku, më helmues se gjarpëri, më çpues se iriqi, më misterioz se breshka.

Nga qindrat që kanë kafenetë e periferisë, mijërat që ka Shqipëria, milionat që ka bota, Stalin Kurti, ky lapsus i Natyrës, nuk ësht kurgjë tjetër përpos një gjallesë primitive, një amebë një qelizore, një kreaturë mjerane, një rraqe e panevojshme, që me ta fal s’ke ç’e do.

Advertisement