Bota
Starmer mirëpret progresin SHBA–Iran: Është jetike moslejimi i armës bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mirëpritur “progresin drejt një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Iranit”, duke theksuar se është jetike që Iranit të mos i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Starmer u shpreh pas deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se duhet arritur një marrëveshje që i jep fund konfliktit dhe garanton rihapjen e Strait of Hormuz me liri të plotë dhe të pakushtëzuar lundrimi.
Ai shtoi se qeveria britanike do të bëjë “gjithçka që mundet” për të mbrojtur qytetarët e saj nga pasojat e luftës, duke theksuar angazhimin për të punuar me partnerët ndërkombëtarë për një zgjidhje diplomatike afatgjatë.