Sport
Statistikat lënë në “baltë” Ronaldon, yllit portugez ia kalon edhe… Vozinha
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Kupën e Botës, por këtë herë jo vetëm për golat e shënuar. Edhe pse ka realizuar tre gola deri tani në turne, një statistikë e pazakontë ka ngjallur debat në mediat sportive.
Sipas të dhënave të publikuara nga L’Equipe, sulmuesi portugez nuk ka realizuar asnjë driblim të suksesshëm në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë statistikë është fakti se Ronaldo është tejkaluar në këtë aspekt edhe nga portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha.
Gardiani afrikan realizoi një driblim ndaj Lautaro Martinez gjatë ndeshjes së humbur përballë Argjentinës, duke regjistruar kështu më shumë driblime të suksesshme se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” në këtë edicion të Kupës së Botës.
Pavarësisht kritikave, Ronaldo mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të turneut falë tre golave të shënuar, ndërsa statistika në fjalë ka ndezur diskutime për ndikimin e tij në lojë përtej finalizimit.