Connect with us

Kronike

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti arrestohet në Turqi

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti është arrestuar një ditë më parë në aeroportin e Stambollit.  Ai u kap nga policia turk që zbuloi se kishte drogë dhe tentoi të kalonte duke përdorur statusin e diplomatit.

 

Sipas KosovaNews, Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke, atij i është ushtruar kontroll dhe i është gjetur drogë.
Kujtojmë se Valdrin Sahiti mban pajisje pasaportë diplomatike që në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj nën agrumentin e afirmimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si stilist mode.

 

Advertisement

TRENDING