Politike
KERKESA E EDI RAMES PER TRUMPIN ISHTE IDIOTE
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar me tone të ashpra pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Uashington, duke u ndalur specifikisht te kërkesa që ky i fundit i drejtoi Presidentit Donald Trump lidhur me procesin gjyqësor të liderëve të UÇK-së në Hagë.
Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Strazimiri e ka cilësuar kërkesën e Ramës si ‘idiote’ dhe tipike për një ‘diktator xhahil’, i cili nuk njeh parimin e ndarjes së pushteteve në një shtet ligjor si SHBA.
Mesazhi i deputetit te PD, Gent Strazimiri:
Një pyetje kam unë:
Çfarë kishte parasysh Vini kur i kërkoi Presidentit Trump të ndërhynte e të bënte diçka përpara se të ndodhë diçka e keqe nga ai prokurori i poshtër i Hagës?
Si i ndihmon Presidenti Trump liderët e UÇK nga dënimi i padrejtë në një proces gjyqësor në vazhdim… ?
Si ‘ndërhyn’ tek një gjykatë, gjyqtar apo një trup gjykues…🤔?
Çfarë ‘diçkaje’ mund t’i bëjë gjykatës a prokurorit, përpara se të ndodhë ndonjë gjë e keqe…🤔?
———————-
P.S.
Kjo kërkesë idiote prej diktatori xhahil, në ‘prime time’, në vendin që sundohet nga ligji e jo nga Presidenti, është dëshmia se si funksionon ky vetë në lidhje me drejtësinë e pavarur, gjykatat e prokurorët…
SPAK YOU prapë….