Connect with us

Lifestyle

Studimi: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja e fëmijëve të suksesshëm në jetë nuk ndodh vetvetiu. Në shumë raste edhe kur bën gjithçka siç duhet, gjërat mund të shkojnë keq.

Por sigurisht që ndihmon jo pak të diturit se çfarë mund të bëni për të rritur shanset që fëmijët tuaj të ndjekin rrugën e duhur që i çon drejt një jete të shëndetshme dhe të lumtur.

Më poshtë janë disa gjëra që studiuesit kanë zbuluar që bëjnë ndryshe prindërit e fëmijëve të suksesshëm.

Ata i mësojmë fëmijët se si t`a përdorin kohën e tyre

Statistikat në lidhje me problemet e shëndetit mendor në mesin e të rinjve janë tronditëse. Sipas një studimi të botuar së fundmi në “The Journal of Annormal Psychology”, gjatë viteve 2009- 2017 nivelet e depresionit u rritën me më shumë se 40 për qind tek adoleshentët e moshës 14-17 vjeç, dhe 47 për qind tek fëmijët e moshës 12-13 vjeç.

Dhe numri i të rinjve në këto grupmosha që vizituan departamentin e urgjencës me mendime apo veprime vetëvrasëse ishte dyfishuar në vitin  2015 krahasuar me vitin 2007. Sipas Kim Bruks, autore e librit“Kafshë të vogla:Prindërimi në Epokën e Frikës”, një pjesë e problemit është se prindërit e strukturojnë çdo minutë të jetës së fëmijëve të tyre, dhe i japin prioritet sigurisë dhe mbikëqyrjes, në kurriz të zhvillimit emocional dhe social të tyre.

Sot loja e pastrukturuar dhe pa mbikëqyrje është praktikisht inekzistente. Dhe kjo i shkakton  një dëm të madh fëmijëve që nuk kanë shansin të praktikojnë aftësi shoqërore si lidhja e miqësive,dhe gjetja e mënyrës se si të trajtohen problemet ndër-personale.

Ata stimulojnë leximin

Aftësia për të lexuar mirë, është një gjë shumë e vlefshme, dhe ndikon në shumë sfera të jetës së një personi. Megjithatë, sipas studiuesit të leximit Kindel Nash, vetëm rreth një e treta e të gjithë nxënësve të klasave të teta mund të lexojnë në apo mbi nivelin e klasës së tyre. Ndërkohë, prindërit më të mirë përdorin një qasje praktike për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të kenë sukses në këtë fushë. Nash mbron metodën “Lexo Dy Përshtypje Plus” për të praktikuar leximin, të cilin ajo e përshkruan në këtë mënyrë:

Zgjidhni materiale që e sfidojnë fëmijën.

Lexoni fragmente që pasqyrojnë kulturën, gjuhën dhe interesat e fëmijës.

Lexoni me zë, duke u siguruar që fëmija t’ju dëgjojë.

Drejtojeni me dorën tuaj gishtin e fëmijës mbi fjalitë që po lexoni.

Lexoni njëkohësisht me fëmijën, por nxiteni që të lexojë gjithçka vetë me zë pas jush.

Rilexojini këto pjesë apo histori, duke përdorur të njëjtat teknika.

Nëse praktikoni duke lexuar në këtë mënyrë gati çdo ditë për 10-15 minuta, aftësia e fëmijës për të lexuar ka shumë të ngjarë që të përmirësohet.

Ata janë të vetëdijshëm mbi atë që ndajnë në rrjetet sociale mbi fëmijët e tyre

Sharenting, është dukuria e ndarjes së informacioneve të tepruara mbi fëmijët tuaj në rrjetet sociale. Në një studim, studiuesit zbuluan se 70 për qind e prindërve që përdorin mediat sociale kanë parë prindër të tjerë që të ndajnë gjëra në internet, të cilat mund ta bëjnë me turp një fëmijë, përfshirë informacionin personal që jep vendndodhjen e fëmijës,apo fotot e një fëmije në momente që mund të konsiderohen të papërshtatshme.

Prindërit më të mirë e mbrojnë privatësinë e fëmijëve të tyre, dhe u mësojnë atyre me anë të shembullit se jo gjithçka duhet të bëhet publike, veçanërisht pasi ajo që hidhet në internet qëndron atje përgjithmonë.

Ata nuk lejojnë TV në dhomën e gjumit të fëmijëve

Studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e mbi më shumë se 1.800 fëmijëve që morën pjesë në Studimin e Zgjeruar të Zhvillimit të Fëmijëve në Kebek. Ata vëzhguan fëmijët që kishin televizor në dhomën e tyre të gjumit që kur ishim 4-vjeç, dhe zbuluan se kur ishin në

moshat 12-13 vjeç, këta fëmijë kishin më shumë të ngjarë të kishin një indeks më të lartë të masës trupore (BMI), zakone jo të shëndetshme të të ngrënit, dhe nivele më të larta të shqetësimit emocional.

Gjithashtu, ata ishin më të prirur ndaj simptomave depresive, viktimizimit, agresionit fizik, dhe niveleve më të ulëta të shoqërimit me të tjerët. Nuk ka nevojë për një ekran tjetër që të zërë vend në hapësirën e fëmijës tuaj. Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandon që dhoma e fëmijëve të mos ketë televizor,  dhe që koha e kaluar para ekranit të jetë e kufizuar për fëmijët e të gjitha moshave.

Ata kanë një qasje praktike për arsimin

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Misurit, SHBA, kur prindërit përfshihen në arsimimin e fëmijëve të tyre në fillim të vitit shkollor, fëmijët kanë më pak të ngjarë të kenë probleme me fokusimin dhe sjelljen më vonë gjatë vitit.

Prindërit e fëmijëve më të suksesshëm, kanë si prioritet ndihmën ndaj fëmijëve në realizimin e detyrave të shtëpisë, komunikimin e rregullt me mësuesit, pjesëmarrjen në aktivitetet e shkollës, angazhimin në punë vullnetare në shkollë, dhe përfshirjen në këshillat e prindërve.

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING