Connect with us

Bota

Studiuesit britanikë: Vaksina nuk është Grali i Shenjtë! Deri te administrimi masiv, të lehtësohen disa nga masat

“Edhe nëse EMA (Agjencia Europiane e Barnave) do të përfundojë shpejtë verifikimet mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës së zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit dhe do të lëshojë autorizimin për administrimin e saj në shkallë të gjërë, nuk do të mund të rikthehemi në normalitet përpara pranverës së ardhshme” – Kështu kanë paralajmëruar një grup shkencëtarësh ndër më të njohurit në botë.

Ndërsa vaksina shihet nga shumë si Grali i Shenjtë që do t’i japë fund pandemisë, sipas studiueve të Kolegjit Mbretërorë në Londër, ajo mund të shpërndahet ‘në masë në vitin 2021’ dhe ‘është e nevojshme që kufizimet prej pandemisë të lehtësohen gradualisht’.

“Edhe kur vaksina të jetë në dispozicion nuk do të thotë që të gjithë do të vaksinohen brenda një muaji. Koha e nevojshme mund të jetë nga 6 deri 12 muaj” – tha Prof Nilay Shah, kreu i inxhinierisë kimike në ‘Imperial College’.

Sipas tij, edhe për të arritur këtë afat kohor, vaksinimi i njerëzve duhet të ndodhë me një normë, 10 herë më shpejt se fushata vjetore e gripit, dhe do të ishte një punë me kohë të plotë që do të kërkonte deri në 30,000 punonjës shëndetësorë  të trajnuar.

Shah theksoi gjithashtu se “Disa nga qasjet eksperimentale të miratuara, nuk janë prodhuar kurrë më parë më parë. Ka pyetje në lidhje me lëndët e para – si për vaksinën, ashtu edhe për shishet e qelqit – dhe kapacitetet frigoriferike, pasi për ruajtjen e vaksinës mund të duhën temperature deri  minus 80°C.”

Prof. Charles Bangham, President i Imunologjisë në Imperial College, tha se ‘Ne akoma nuk e dimë kur do të jetë në dispozicion vaksina e Oksfordit, sa efektive do të jetë ajo dhe më e rëndësishmja, sa shpejt mund të shpërndahet. Edhe nëse do jetë efektive, shumë pyetje përcaktuese mbeten pa përgjigje, të tilla si: A do të mjaftojë një dozë e vetme dhe do të funksionojë ajo shumë mirë tek njerëzit e moshuar me sistem imunitar të dobësuar?

Studiuesit britanikë gjithashtu paralajmëruan se çështja e imunitetit afatgjatë do të marrë ende pak kohë për t’u përgjigjur.

Një tjetër problem i madh janë edhe njerëzit që refuzojnë të vaksinohen dhe nëse vaksina do të jetë e detyrueshme për fëmijët. Sipas studiuesve, edhe pse vaksina është përshkruar si një’ plumb argjendi’ dhe në fund të fundit do të jetë shpëtimi ynë, procesi nuk do të jetë i menjëhershëm dhe se deri sa të na japë pasaportën e imunizimit, shumë prej masave duhet të lehtësohen

“Një vaksinë ofron një shpresë të madhe për t’i dhënë fund pandemisë, por ne e dimë se historia e zhvillimit të vaksinave është e mbushur me shumë dështime,”- tha Dr Fiona Culley, nga Instituti Kombëtar i Zemrës dhe Mushkërive në Imperial College

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *