Sport
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të parë, ndajnë momentin e vecantë
Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, është bërë baba për herë të parë. Në jetë ka ardhur një vajzë, së cilës prindërit i kanë vendosur emrin Mei.
Lajmin e bukur e ka ndarë partnerja e tij, Klea Verri, përmes një postimi në rrjete sociale.
“Mirë se erdhe, Mei Muçi. Faleminderit Zotit për çdo gjë në jetën time”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar fjalët me një foto të ëmbël.
Muçi dhe Klea janë prej vitesh bashkë. Teksa ai më parë ka luajtur për Tiranën në futboll, Klea ka qenë pjesë e ekipit të basketbollit të bardhebluve.
24-vjeçari i mungoi Kombëtares në ndeshjet e tetorit, por siç duket, këtë herë arsyeja ka qenë më e bukur se kurrë, ardhja në jetë e vajzës së tij të parë.
