Connect with us

Aktualitet

Surprizon SIGAL/ Me pak lekë, për herë të parë në Shqipëri Asistenca Rrugore “AutoSOS”

Për klientët e SIGAL dhe jo vetëm/ Shumë shërbime me pak lekë, vjen për herë të parë në Shqipëri Asistenca Rrugore “AutoSOS”

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve, sjell vazhdimisht për klientët e saj shërbime dhe produkte, të reja dhe inovative.

Një prej tyre është Shërbimi i asistencës rrugore, tashmë me mbulim edhe territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas kërkesës së mijërave klientëve të kënaqur, të cilët kanë provuar benefitet e këtij shërbimi në rajon dhe Europë, SIGAL UNIQA e sjell më në fund edhe në Shqipëri, falë bashkëpunimit të sukseshem me “EuropAssistance”, e pranishme në 200 vende të Botës dhe që numëron mbi 300 millionë klientë të cilëve u shërben 24 orë në 24.

Kështu, SIGAL UNIQA bëhet kompania e parë e sigurimeve që sjell një shërbim të tillë në vendin tonë.

Nëse më parë një defekt i makinës, problem me gomën, mbarim i karburantit apo përfshirje në aksident do shkaktonte panik dhe ankth, sot çdo gjë është ndryshe.

Falë “SIGAL UNIQA AutoSOS” ju nuk do të jeni kurrë vetëm, edhe në rrugët e Shqipërisë.

Për çdo problem me automjetin tuaj, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” u vjen në ndihmë menjëherë.

Çfarë ofron shërbimi i ”Asistencës Rrugore” në Shqipëri?

Shërbime Bazë:

1.Asistencë me telefon, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës

Shërbim informacioni dhe organizmi të asistencës së nevojshme për klientët, dhënie rekomandimi, këshillime dhe asistencës orientuese në rrugë përmes telefonit, në çdo kohë dhe pa limit.

  1. Riparim në vend i mjetit

Nëse një mjet ka një problem që mund të riparohet në vend, “EuropAssistance” dërgon një mekanik në vend-ngjarje (psh problem baterie, rënie e gomës, e ka lënë karburanti etj). Shpenzimet për baterinë, gomën etj mbulohen nga vetë klienti.

  1. Shërbim karroatreci

Nëse mjeti ka defekt ose është përfshire në aksident, transportohet në pikën më të afërt të servisit të autorizuar.

Nëse ju udhëtoni jashtë Shqipërisë, AutoSOS ofron shërbime shtesë, si:

  1. Zëvendësim mjeti

Nëse është e pamundur të riparohet mjeti brenda ditës dhe nëse aksidenti ka ndodhur mbi 50 kilometra nga vendbanimi i klientit, ofrohet një mjet me qira.

  1. Parking

Nëse asnjë servis i autorizuar nuk është hapur (gjatë ditëve të Pushimit, fundjavë apo natën), mjeti lihet në një parking të ruajtur dhe më vonë transportohet në servisin më të afërt të autorizuar.

  1. Akomodim në hotel

Nëse është e pamundur të riparohet mjeti dhe vendbanimi i klientit është mbi 150 km larg, atëherë “EuropAssistance” ofron akomodim në hotel.

  1. Vazhdim i udhëtimit

Me tren ose avion (pagesa e biletës për të vazhduar udhëtimin)

  1. Shërbim Taxi (Për vazhdimin e udhëtimit)

Ky shërbim ofrohet për mjetet për transport pasagjerësh (autovetura 4+1 dhe furogone deri ne 8+1 vende):

Nëse doni të shijoni çdo udhëtim tuajin në Shqipëri, Ballkan apo Europë, pa e vrarë mendjen se mund t’ju lerë karburanti, goma, bateria apo se përfshiheni në një aksident, atëherë zgjidhni “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Mjafton një telefonatë dhe në pak minuta Shërbimi i Asistencës Rrugore ju vjen në ndihmë menjëherë.

Çmimi i “SIGAL UNIQA AutoSOS”, në raport me shërbimin që ofron, është simbolik dhe vjen për të rritur sigurinë e klientëve të saj në rrugë.

Por mos harroni! “SIGAL UNIQA AutoSOS” mund të blihet nga çdo drejtues apo pronar mjeti, pavarësisht se ku është i siguruar.

Për më shumë informacione klikoni në:

www.sigal.com.al/autosos   

Ose shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected] 

“SIGAL UNIQA Autosos”, më mirë të udhëtosh pa shqetësime

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING