Rajon
‘Tani e kuptova, demokracia vdiq’/ Brnabiç mbrohet duke sulmuar
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.
Për këtë ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabic, duke kontestuar demokracinë evropiane.
”Tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë, dhe kjo është ajo që u pëlqen njerëzve Viola von Cramon dhe organizatave të tilla si @freedomhouse” – ka shkruar kryeministrja serbe në Twitter.