Connect with us

Kronike

Të dehur në timon/ Aksident në Gjirin e Lalëzit, humb jetën 57-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, ku si pasojë ka humbur jetën një  57-vjeçar. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e klauar rreth orës 22:00, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur. Policia po heton më shumë mbi rastin.

“Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement