Connect with us

Bota

Të shtëna në restorant në SHBA, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur në Idaho

Një sulm me armë zjarri në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në qytetin Twin Falls, në shtetin Idaho të SHBA-së, ka lënë tre persona të vdekur dhe shtatë të tjerë të plagosur.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në një qendër tregtare të frekuentuar, ku në momentin e të shtënave ndodheshin shumë persona.

Sipas autoriteteve lokale, pas mbërritjes në vendngjarje, policia gjeti personin e dyshuar si autor të sulmit të pajetë në një zonë pranë restorantit. Ende nuk është konfirmuar nëse ai përfshihet në numrin e viktimave të raportuara.

Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa identitetet dhe moshat e viktimave nuk janë bërë ende publike, pasi autoritetet po njoftojnë fillimisht familjarët.

Dëshmitarët kanë përshkruar momente paniku gjatë sulmit. Njëri prej tyre ka deklaruar se pa një person të armatosur me një pushkë të tipit AR duke dalë nga zona e shërbimit, ndërsa një tjetër person reagoi duke qëlluar me armë.

Një tjetër dëshmitare ka treguar se ndodhej brenda restorantit me fëmijët e saj kur dëgjoi të shtënat. Sipas saj, punonjësit u kërkuan klientëve të qëndronin të ulur dhe më pas të largoheshin me shpejtësi nga ambienti.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar motivin e sulmit, identitetin e personave të përfshirë dhe nëse autori kishte

Advertisement