Connect with us

Kronike

“Të tregoj unë si luhet loja”/ Postimet në “Tik Tok” të 27-vjeçares përpara ngjarjes

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Institut të Tiranës, ku një 27-vjeçare, Sibela Abedini, i dha fund jetës. Sipas hetimeve, episodi ndodhi pas shantazhit në rrjetet sociale, përmes një fotografie në të cilën ajo shfaqej në momente intime me Altin Çokun.

Në llogarinë e saj në TikTok, ku ajo postonte shumë video ku shfaqen me vajzën e saj 2-vjeçare, kishte edhe një postim, ku ajo shkruante “nëse më respekton, të respektoj dhe nëse më vendos në lojë, të tregoj unë si luhet loja”.

Si fillim nga policia e Tiranës u raportua se e reja kishte rënë nga lartësia, por pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes që telefonit të saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë zbardhur ngjarjen.

Pas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, policia arrestoi Altin Çokun, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Sibela Abedinit pas publikimit të fotos.

Tezja e të ndjerës akuzon Altin Çokun se e ka vrarë, pasi sipas saj mbesa nuk është vetëvrarë.

39-vjeçari pretendon se nuk e ka shpërndarë ai foton, por shoku i tij.

27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë, por së fundmi kishte probleme me bashkëshortin dhe prej një muaj qëndronte tek familja e saj në Kamëz.

Tezja zbuloi se ajo ka punuar si pastruese në banesën e 39-vjeçarit, Altin Çoku, ku dhe është njohur me këtë të fundit.

Advertisement

TRENDING