Politike
Tensione në Kuvend/ Bardhi akuzon Ramën për “grabitjen e Shqipërisë”
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën në nisje të sesionit të ri parlamentar se po përdor Kuvendin për të miratuar, sipas tij ligje në interes të kryeministrit Edi Rama. Bardhi u ndal te ligji për investimet strategjike, duke pretenduar se përmes tij Rama ka zhdukur 2.1 milionë metër katrorë tokë shtetërore.
“Një sesion i ri parlamentar duhet të nis ëme ato që do bëjmë më mirë për shqiptarët, por siç është katandisur ky kuvend skam ë dilemë se kjo mazhorancë do vazhdojë të votojë kokulur ligjet personale të Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë. Për Shqipërinë si tokë e djegur ku mundësitë për qytetarët e ndershëm digjen me votat e kartonëve të deputetëve të mazhorancës, kjo mazhorancë ka noterizuar kapjen e shtetit dhe plaçkitjen e Shqipërisë, refuzoni të përfshini në axhendë, zbatimin e vendimeve detyruese të Kushtetueses. me ligjin e investimeve strategjike i keni dhënë Ramës mundësinë të zhdukë për interesa personale 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore në zonat më të bukura të Shqipërisë”, tha Bardhi.