✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Tensione në protestën e gjashtë të studentëve, policia hedh gaz lotsjellës në bulevard

Kanë nisur tensionet në protestën e gjashtë masive të studentëve kundër qeverisë, që po zhvillohet në Tiranë.

Një numër i madh protestuesish janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku qëndrojnë përballë efektivëve të Policisë së Shtetit.

Situata është tensionuar pasi efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, studentët kanë vijuar të qëndrojnë përballë forcave të rendit.

Protesta po zhvillohet me pjesëmarrje të lartë, ndërsa situata në bulevard mbetet e tensionuar.

Advertisement