Connect with us

Bota

Tensionet Greqi-Turqi, përshkallëzim deri në luftë?

Marrëdhëniet greko-turke kanë qenë plot tension kohët e fundit, me retorikën luftarake të Ankarasë që po përshkallëzohet dita-ditës, me Rexhep Tajip Erdogan që kërcënon Athinën se ushtria turke mund “të vijë papritur brenda natës”.

Por sa ka gjasa që Turqia të veprojë ndaj kërcënimeve të saj kundër Greqisë?

Ronald Maynardous , analist politik dhe komentator dhe studiues kryesor i ELIAMEP, e konsideron mjaft të pamundur mundësinë e një përshkallëzimi ushtarak me Turqinë në të ardhmen e afërt.

“Pak nga pak kalendari politik po mbushet. Tani që dihet se kur do të mbahen zgjedhjet në Turqi, shumë shpejt do të shpallet zyrtarisht edhe data e zgjedhjeve në Greqi. Fakti që mes dy datave është krijuar një lidhje politike dëshmon natyrën e veçantë të marrëdhënieve dypalëshe sot.

 

 

Sipas sondazheve të opinionit, votuesit grekë, si votuesit në Turqi, janë kryesisht të shqetësuar për çmimet e larta dhe për të ardhmen ekonomike. Në të njëjtën kohë, pothuajse nuk kalon një ditë pa kanalet televizive që flasin për retorikën luftarake të Turqisë dhe kërcënimet se ushtria turke mund të vijë papritur brenda natës.

Në këtë kontekst, kuptoj shqetësimet e shumë bashkëqytetarëve tanë. Megjithatë, nuk e ndaj frikën se një përshkallëzim ushtarak me Turqinë është i afërt në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Bota

Bisedimet Izrael-Hamas do të rinisin javën e ardhshme

Izraeli vazhdoi edhe këtë të shtunë sulmet në Rripin e Gazës, duke përfshirë qytetin Rafah, një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi të ndalonte operacionet ushtarake në qytetin jugor. Ndërkohë, sipas agjencisë Reuters, javën tjetër pritet që Izraeli dhe grupi Hamas të rinisin bisedimet për armëpushim.

Negociatat ndërmjet Izraelit dhe grupit militant Hamas për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Rripin e Gazës do të rifillojnë javën e ardhshme, tha të shtunën një zyrtar që kishte njohuri për këtë çështje.

Vendimi për të rifilluar bisedimet, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters, erdhi pasi kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite “Mossad” u takua me kreun e CIA-s dhe kryeministrin e Katarit, vend i cili prej kohësh ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

“Në fund të takimit, u vendos që në javën e ardhshme të hapen negociatat bazuar në propozimet e reja të udhëhequra nga ndërmjetësit, Egjipti dhe Katari dhe me përfshirjen aktive të SHBA-së”, tha zyrtari i cili për shkak të ndjershmërisë së çështjes nuk pranoi të identifikohej.

Të premten, presidenti francez Emmanuel Macron priti kryeministrin e Katarit dhe ministrat e jashtëm saudit, egjiptian dhe jordanez për të diskutuar për një armëpushim mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Presidenca franceze tha se ata zhvilluan bisedime mbi luftën në Gazë dhe mënyrat për të krijuar një shtet palestinez përkrah Izraelit.

Ndërkohë Izraeli sulmoi Rripin e Gazës të shtunën, duke përfshirë qytetin Rafah, një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi të ndalonte operacionet ushtarake në qytetin jugor.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve që mbahen nga militantët palestinezë, disa orë pasi ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj kishin gjetur trupat e tre pengjeve në veri të Gazës.

Gjykata me bazë në Hagë urdhëroi gjithashtu Izraelin të mbajë të hapur kalimin kufitar në Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, të cilin e mbylli në fillim të këtij muaji pasi njoftoi ofensivën ndaj qytetit. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Vendimet e saj janë përfundimatare, por në të shkuarën nuk janë zbatuar. Gjykata nuk ka fuqi detyruese.

Egjipti tha të premten se ka rënë dakord të dërgojë kamionë me ndihma humanitare të Kombeve të Bashkuara në Gazë, përmes pikëkalimit në Kerem Shalom, por është ende e paqartë nëse kamionët do të jenë në gjendje të hyjnë në territor ndërsa luftimet vijojnë

Izraeli thotë se kalimi kufitar në Rafah është rihapur dhe i ka kërkuar Egjiptit që të koordinohet me të për dërgimin e autokolonave të ndihmave. Më herët Kajro nuk e kishte pranuar këtë kushtëzim. Pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Joe Biden, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi ra dakord të lejojë kamionët e OKB-së që transportonin ndihma humanitare të shkojnë në vendkalimin Kerem Shalom derisa të gjendet një zgjidhje për pikëkalimin në Rafah.

Por ekspertët thonë se është e paqartë nëse OKB-ja do të jetë në gjendje të dërgojë në territorin e Gazës kamionë shtesë që vijnë nga Egjipti.

Udhëheqësit izraelitë kanë thënë se do të vijojnë sulmet në Rafah, pasi sipas tyre duhet të çrrënjohet Hamasi nga ky qytet.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë në sulmin e 7 tetorit në Izrael, sipas të dhënave izraelite. Rreth gjysma e pengjeve janë liruar, shumica në shkëmbime me të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor.

Fushata e bombardimeve dhe ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 35 mijë palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 80 mijë të tjerë tha të premten Ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

Continue Reading

Bota

OKB: Lufta në Gaza intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re

“Operacionet ushtarake, shkatërrimet, kufizimet e lëvizjeve dhe varfëria, shkaktojnë frikë, pasiguri dhe shqetësim në mesin e refugjatëve palestinezë, thuhet në deklaratën e UNRËA-së.Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRËA) tha se derisa lufta në Rripin e Gazës intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re, transmeton Anadolu.

UNRËA në llogarinë e saj në rrjetin social X bëri një deklaratë lidhur me dhunën në rritje të Izraelit në Bregun Perëndimor nën pushtim ditët e fundit.Më tej thuhet se operacionet ushtarake, shkatërrimet, kufizimet e lëvizjeve dhe varfëria, shkaktojnë frikë, pasiguri dhe shqetësim në mesin e refugjatëve palestinezë.Derisa lufta në Rripin e Gazës intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re. Përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në rajon do të largojë edhe më tej zgjidhjen paqësore, thuhet në deklaratë.

 

 

Ushtria izraelite më 21-23 maj ka kryer sulme ndaj qytetit dhe kampit Jenin të Bregut Perëndimor. Në sulme teksa kanë humbur jetën 12 palestinezë, janë plagosur 21 të tjerë dhe se janë shkatërruar plotësisht 7 shtëpi dhe qindra të tjera janë dëmtuar.Që nga 7 tetori i vitit 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj që nga 7 tetori e deri më tani, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 517 palestinezë.

Continue Reading

Bota

I shpallur në kërkim, arrestohet terroristi në Turqi

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” një terrorist të kërkuar në provincën juglindore Diyarbakır, tha sot ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya.Yerlikaya tha në X se një terrorist në kategorinë gri të listës së personave të kërkuar të Turqisë ishte në shënjestër gjatë operacionit “Bozdogan-40” në rrethin Lice të provincës.Mehmet Yıldırım, me emrin e koduar Sofi, u identifikua si një nga autorët e gjashtë sulmeve të veçanta që vranë tetë oficerë sigurie dhe 15 civilë, si dhe plagosën tetë oficerë sigurie dhe 10 civilë, tha ministri.

Ai shtoi se një toger i xhandarmërisë u plagos gjatë operacionit, por që tani është në gjendje të mirë.Yerlikaya përgëzoi oficerët e inteligjencës turke, xhandarmërinë dhe rojet e sigurisë që kryen operacionin, duke thënë: “Operacioni ynë kundër terroristëve dhe bashkëpunimeve të tyre do të vazhdojë pandërprerë”.Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur. Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Turqisë. PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Continue Reading

Bota

Macja shkakton përmbytje në ndërtesën e një komune në Holandë, dëmi shkon në 325 mijë euro

Një mace shkaktoi përmbytje në ndërtesën e komunës Dokkum në Holandë, duke shkaktuar një dëm total prej 325 mijë eurosh, njoftoi administrata e qytetit.Macja u zbulua në ndërtesën e komunës gjatë punimeve të ndërtimit. Macja hapi rubinetin, për këtë arsye uji ka rrjedhur në mënyrë të padukshme, duke përmbytur përfundimisht disa zona të bashkisë, mobiljet dhe muret.Dëmi ishte aq i madh sa disa punonjës u detyruan të punonin përkohësisht në një ndërtesë tjetër. Disa mure dhe dysheme duhej të ndërroheshin.Në seancën e këshillit bashkiak të mbajtur këto ditë është paraqitur buxheti përfundimtar për dëmin prej gati 325 mijë eurosh.Në fund, nuk ishte e mundur të vërtetohej pa dyshim se macja ishte në të vërtetë përgjegjëse për rubinetin e hapur, sepse askush nuk dëshmoi se kafsha e bëri këtë.

Continue Reading

Bota

Spanja thirrje Izraelit të respektojë vendimin e GJND-së për ndalimin e ofensiva në Rafah

Qeveria spanjolle i ka bërë thirrje Izraelit që të respektojë urdhrin e gjykatës së lartë të OKB-së për të ndaluar menjëherë bombardimet dhe sulmet tokësore në Rafah.Sipas AFP, Spanja theksoi se vendimi i të premtes nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (ICJ) ishte ligjërisht detyrues.“Masat paraprake të përcaktuara nga GJND-ja, duke përfshirë që Izraeli duhet të ndërpresë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, janë të detyrueshme.

Izraeli duhet t’i respektojë ato,” shkroi ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares.“E njëjta gjë vlen edhe për armëpushimin, lirimin e pengjeve dhe aksesin për ndihmë humanitare në Gaza”, shkroi ai, duke shtuar se “vuajtjet e popullit të Gazës dhe dhuna duhet të marrin fund”.Spanja është një nga vendet europiane që ka qenë më kritike ndaj Izraelit lidhur me luftën në Gaza.
Të mërkurën, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë se qeveritë e tyre do të njohin shtetin palestinez nga java e ardhshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING