Connect with us

Kronike

Tentoi ta vriste Mir Bitocin “ditën për diell” por ju bllokua arma, Policia për ngjarjen e Elbasanit: E kemi identifikuar autorin

Policia e Shtetit ka ardhur me një reagim lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në qendër të qytetit të Elbasanit, ku një shtetas tentoi që të qëllojë me armë zjarri një tjetër person.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, ku autori, identiteti i të cilit është zbuluar nga autoritetet i është afruar një tjetër shtetasi dhe ka tentuar që ta qëllojë.

Deri më tani, sipas policisë, nuk dihet ende nëse është kryer qitje apo nëse tentativa është parandaluar para përdorimit të armës, mirëpo burime për mediat bëjnë me dije se autori ka shkelur këmbëzën e armës, mirëpo ajo është bllokuar.

Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarje nuk pati persona të lënduar, ndërkohë që vlen të theksohet se e gjithë skena u regjistrua në ambientet e një lokali i cili ishte i mbushur plot me qytetarë.

Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personin e dyshuar, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po mbledh dëshmi dhe prova për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat apo motivi i konfliktit.

Sakaq, më herët u raportua se personi i cili dyshohet se do të vritej rezulton të jetë Mir Bitoci. Për më shumë detaje pritet një tjetër reagim nga policia, për të hedhur më tepër dritë sa i përket kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Elbasan/ Dyshohet se tentoi të qëllonte me armë një person në lokal, policia në kërkim të autorit

Një incident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të frekuentuar në Elbasan, ku dyshohet se një person ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar në drejtim të një tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin në lokal.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është afruar pranë personit tjetër dhe ka nxjerrë armën e zjarrit. Ende nuk është e qartë nëse është kryer qitje apo nëse tentativa është parandaluar para përdorimit të armës. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur.

Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personin e dyshuar, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po mbledh dëshmi dhe prova për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat apo motivi i konfliktit.

Pritet që policia të japë informacion zyrtar për ngjarjen dhe veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Advertisement