Bota
Tentoi të hynte ilegalisht nga Maroku në Ceuta me parashutë, i riu humb jetën tragjikisht
Një emigrant me origjinë afrikane ka humbur jetën në përpjekje për të hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës, duke përdorur një metodë të pazakontë dhe të rrezikshme.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, rreth orës 08:00, kur i riu tentoi të kalonte nga territori i Marokut drejt Ceutës me anë të një parashute. Sipas autoriteteve spanjolle, ai përfundoi në det dhe u gjet pa ndjenja nga ekipet e shpëtimit.
Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore dhe përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, emigranti nuk mundi të mbijetojë. Ai konsiderohet viktima e parë e regjistruar gjatë përpjekjeve për të hyrë në Ceuta përmes kësaj metode.
Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se rreth 80 emigrantë kanë humbur jetën gjatë tentativave për të kaluar kufirin drejt enklavës spanjolle. Vetëm gjatë muajit korrik, dy emigrantë të tjerë nga Afrika Sub-Sahariane humbën jetën në përpjekje për të hyrë në të njëjtën mënyrë.
Fenomeni i kalimeve me parashutë është shfaqur për herë të parë në tetor të vitit 2025, kur u regjistrua rasti i parë i një hyrjeje të suksesshme në Ceuta përmes kësaj metode. Megjithatë, përpjekjet e tilla mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kanë sjellë viktima.