Connect with us

Politike

‘The Albanian Files’/ Rama ironizon: Sapo hyri në histori si libri i parë që trajtohet si provë krimi

Kryeministri Rama ka ironizuar dorëzimin e librit ‘The Albanian Files’ nga protestuesit si provë hetimi për krim në SPAK.

Në një postim në Instagram poshtë fotos së librit, Rama shkruan: “I pari libër që trajtohet si provë krimi”.

Postimi i plotë:

LIBRI I MALLKUAR së shpejti në “Adrion”, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit

Advertisement