Aktualitet
Thirrja e protestuesit: S’jemi korba e sorra duam mirëqenie jo dallavere
51 ditë revoltë, rezistencë, shqiptarët të pandalur protestojnë kundër Edi Ramës dhe kërkojnë largimin e e tij.
Një protestues ka renditur një sërë arsyesh që e kanë bërë të dalë në protestë, ndërsa u bën thirrje të gjithëve për t’ju bashkuar revoltës.
“I jam bashkuar protestës për skandalet që ka bërë qeveria shqiptare. Ne shqiptarët jemi në dhunën e këtyre. I bëj thirrje studentëve, të gjithëve, për të rrëzuar këtë sistem. Ky qenka më diktator se Enver Hoxha. Kinostudio Kombinat nuk gjen një çezme të ftohesh me ujë…Në Itali pinë edhe qentë ujë. Këtu pi një cigare ku ta hedhësh, ta mbaj në xhep. Ne nuk jemi as sorra as korba. Ne duam mirëqenie jo dallavere…Një përkrahje sociale Një pensionit këtu merr 70 mijë lekë, atje me 600-700-800 euro. Në autobus nuk ka kondicioner, nuk i ndezin, temperaturat 40 jashtë, 70 shkon brenda më autobus”, tha mes të tjerrsha ai.