Aktualitet
“Ti po e ngatërron durimin tim me zhurmën tende”/ Pacolli mesazh Valon Ademit
Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale, në një moment kur vijon përplasja mes kompanisë MABCO dhe 2A Group të Valon Ademit, për projektin e Aeroportit të Vlorës.
Reagimi vjen pasi MABCO i ka dërguar institucioneve shqiptare një letër ku kërkon ndërhyrje për situatën në kantier dhe paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar, nëse nuk merren masa deri më 28 maj 2026.
Në postimin e tij, Pacolli nuk përmend me emër Valon Ademin apo kompaninë 2A Group, por përdor një fabul me një mizë dhe një buall.
Postimi i plotë i Pacollit
Para se ta publikoj tekstin në vijim, dua nga zemra t’i falënderoj njerëzit e mirë dhe miqtë e mi që më besojnë, kudo që janë. Mirënjohja ime për ju dhe ata është e sinqertë dhe e përhershme.
Ishte një MIZË që gjithë jetën rrinte mbi shpinën e një BULLI të madh.
Bulli ecte ngadalë, i qetë, punonte tokën, mbante barrë, kalonte lumenj e stuhi, pa bërë zhurmë.
Miza, e vogël sa një grimcë pluhuri, i rrinte te veshi dhe gumëzhinte pa pushim:
— Pse nuk flet?
— Pse nuk nervozohesh?
— Apo mos ke frikë prej meje?
Sa më shumë heshtte bualli, aq më shumë miza mendonte se ishte dikushi.
Një ditë, filloi ta pickonte më fort.
Te sytë, në qafë, mbi plagët e vjetra.
Aq shumë iu rrit mendja, sa doli përpara buallit dhe i tha:
— E sheh? Unë të ndala. Unë të lodha. Unë të detyrova të merresh me mua.
Bualli ngriti kokën ngadalë, e pa mizën me qetësi dhe i tha:
— Jo. Ti vetëm po e ngatërron durimin tim me zhurmën tende.