Pinknews
Tirana “zihet” nga protestat, por Soni Malaj ka tjetër shqetësim: Me keqardhje anulohet koncerti në Itali
Këngëtarja shqiptare Soni Malaj ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në koncertin e planifikuar më 24 tetor në Bolonjë të Italisë. Vendimin ajo e ka bërë publik përmes një postimi në Instagram, ku ka përmendur zhvillimet e fundit si arsye për anulimin e pjesëmarrjes.
“Për shkak të ngjarjeve të fundit, me keqardhje ju njoftoj që nuk do të jem e pranishme në koncertin e datës 24 tetor në Bolonjë, Itali”, ka shkruar këngëtarja.
Soni Malaj nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyet konkrete të këtij vendimi, por u ka kërkuar mirëkuptim ndjekësve dhe publikut që prisnin ta shihnin në skenë.
Njoftimi vjen në një periudhë kur Shqipëria po përballet me protesta të vazhdueshme studentore, të shoqëruara ditët e fundit me tensione dhe përplasje me policinë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka konfirmuar nëse protestat janë shkaku i drejtpërdrejtë i anulimit të pjesëmarrjes së saj.
Mbetet e paqartë nëse koncerti në Bolonjë do të zhvillohet sipas planit me artistë të tjerë apo nëse organizatorët do të njoftojnë ndryshime të mëtejshme.