Connect with us

Kronike

Tiranë/ I riu përplas për vdekje me makinë 54-vjeçarin! Ishte duke lëvizur me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar një natë më parë në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë.

Një 27-vjeçar ka përplasur me makinë për vdekje një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Fatkeqësisht i aksidentuari ndërroi jetë në spital si si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i riu është shoqëruar në Komisariat.

“Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement