Connect with us

Kosova

Tonino Picula: Bashkimi Europian nuk duhet ta shpërblejë qeverinë serbe të Vuçiçit

Në vend që të hapë dhe mbyllë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, qeveria në Beograd po krijon dilema dhe tensione të reja ndaj fqinjëve të saj, vlerësuan anëtarët e Parlamentit Evropian në debatin për Serbinë, me mesazhin se në BE ka vend për qytetarët e Serbisë, por jo për regjimin autokratik të kreut të shtetit, Aleksandar Vuçiq.
Deputeti i të Gjelbërve, Vladimir Prebiliç, tha se Parlamenti Evropian nuk është pengesë për Beogradin, por se deputetët nuk janë të kënaqur me situatën në Serbi.
Deputeti i majtë Jonas Sjosted tha se Serbia është në një pikë kthese, sepse nga njëra anë ka regjimin autoritar të Vuçiqit, i cili abuzon me pushtetet e tij dhe minon sundimin e ligjit dhe lirinë e medias, ndërsa nga ana tjetër janë rruga evropiane dhe studentët, të cilët krijuan një lëvizje unike demokratike.
Anëtari i Bashkimit Evropian të Kombeve Sovrane, Alexander Sell, deklaroi se qytetarët kanë protestuar në Serbi për gati dy vjet dhe se Vuçiq njoftoi dorëheqjen e tij, sepse është gati të paguajë për gabimet e qeverisë së tij.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duhet të imitojë Vuçiqin, tha Sell, dhe mbështeti një partneritet të privilegjuar me Serbinë.
Nga ana tjeter, raportuesi për Serbinë, Tonino Picula, tha se BE-ja nuk duhet ta shpërblejë qeverinë serbe në bazë të kuazi-reformave.
Ai vlerësoi se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të normalizohen derisa përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të sillen para drejtësisë.
Nëse autoritetet serbe duan përparim, ato duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë strategjike, të zbatojnë reforma kyçe dhe të harmonizohen me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe sanksionet kundër Rusisë, përfundoi Picula.

Advertisement