Connect with us

Rajon

Topi në fushën e Prishtinës/ Brnabiç për kushtet e rikthimit në dialog

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se “topi është në fushën e Prishtinës” kur bëhet fjalë për rikthimin në dialogun me Kosovën dhe theksoi se para së gjithash duhet të ndalet arrestimi pa sanjë prove i serbëve në Kosovë.

Brnabić gjithashtu u shpreh se është e nevojshme të nis tërheqja e njësive special të Policisë së Kosovës nga Veriu.

I pyetur nga një gazetar nëse ka pasur kërkesa nga zyrtarët evropianë në Bruksel për deeskalim të menjëhershëm dhe kthim në dialog dhe nëse janë përmendur afatet për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, Branbiç deklaroj se ka patur kërkesa të tilla dhe se ato ende po diskutohen.

Ajo u tha gazetarëve se “të gjithë në Union janë të shqetësuar për situatën në Kosovë dhe se ata i kuptojnë përpjekjet e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, pavarësisht konstantes me provokime nga ana e Kosovës”.

Advertisement

TRENDING