Bota
TRAGJEDI NE ISHULLIN GREK, 15 VIKTIMAT EMIGRANTE
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në ishullin Xios në Egje, me pasojë 15 të vdekur.
Sipas informacionit nga Roja Bregdetare, një motoskaf u përpoq t’i afrohej Mersinidi-t, Xios, për të zbarkuar emigrantët. Më pas u pikas nga një anije e Rojës Bregdetare dhe pasoi një ndjekje gjatë së cilës dy mjetet lundruese u përplasën. Burime të Rojës Bregdetare raportojnë se oficerët e tyre pësuan lëndime të lehta.
Një zyrtar i lartë nga Ministria e Transportit Detar, kopnfirmoi 14 viktima, ndërs atha se motoskafi dyshohet se mbante 30 deri në 35 emigrantë të paligjshëm.
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar aktualisht në zonën më të gjerë.
Sipas një përditësimi nga Shërbimi Mjekësor i Emergjencës, ekipet e shpëtimit kanë transportuar në spital 18 emigrantë të parregullt (përfshirë një grua shtatzënë) dhe 2 oficerë të Rojës Bregdetare.
Dyshohet se disa prej viktimave janë qëlluar me armë ndërsa të tjerët si pasojë e përplasjes. Në zonë ka shkuar prokuroria dhe po mbledh provat ndërsa helikopterë dhe motoskafe të rojes bregdetare po kërkojnë për të plagosur ose të vrarë të tjerë.