Aktualitet
Tragjike/ 28 vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet se u vetëvra me armë zjarri
Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të marte në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:20, trupi i pajetë i të riut, me inicialet K.P., banues në Boriçin e Madh, është gjetur në një zonë bujqësore.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 28-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.