Connect with us

Rajon

Tragjike/ Burri shqiptar vret 45-vjeçaren dhe më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të diel zonën e Nea Smyrni-t në Greqi, ku dy persona janë gjetur të pajetë me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Sipas raportimeve të mediave greke, autoritetet po e hetojnë ngjarjen si një krim brenda familjes. Viktima është një 45-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila dyshohet se u qëllua nga një burrë në hyrje të një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonia”

Sipas të dhënave paraprake, burri i kishte ngritur pritë 45-vjeçares dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, ai dyshohet se ka vrarë veten. Pranë trupit të tij policia ka gjetur një armë zjarri, ndërsa po hetohet marrëdhënia mes dy personave dhe motivi që mund të ketë çuar në ngjarjen tragjike. Vajza e viktimës jeton në të njëjtin pallat, detaj që po shqyrtohet nga hetuesit.

Një banore e zonës ka deklaruar për mediat vendase se ka dëgjuar tre të shtëna rreth orës 05:30 të mëngjesit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa ekspertët po këqyrin vendngjarjen dhe po marrin dëshmi nga banorët. Çështja është marrë në dorë nga strukturat e policisë që po hetojnë rastin.

Advertisement