Sport
Trajneri i Çekisë i zhgënjyer: Bëmë 26 gjuajtje, por ky është futbolli
Duke folur në faqen zyrtare të UEFA-s, trajneri i Republikës Çeke, Ivan Hasek, ka komentuar barazimin ndaj Gjeorgjisë.
“Së pari dua të përgëzoj Gjeorgjinë dhe trajnerin e tyre Sagnol për pikën, besoj se të dyja ekipet luajtën një ndeshje spektakolare, me tifozët që krijuan një atmosferë të mrekullueshme”.
“Ne e dominuam ndeshjen, por nuk arritëm të shënonim golin e avantazhit. Mendoj se 26 gjuajtje flasin vetë” – tha ai.