Politike
Trazirat në PS/ Petrit Vasili: Edi Rama një kapo mafioz, i rrethuar nga sejmenë që i fshijnë këpucët
Trazirat e brendshme në Partinë Socialiste-Petrit Vasili tha se Partia Socialiste nuk funksionon më si një bashkësi njerëzish me ide politike, por si një fis, ku kreu, Edi Rama, “rrëmben plaçkën” dhe ua shpërndan vartësve të tij besnikë në formën e copave të vogla të pushtetit.
Kjo shpërbërje politike totale e ka transformuar liderin në një “kapo mafioz”, të cilit njerëzit që e rrethojnë i shkojnë për t’i puthur dorën, në një dimension që i kalon kufijtë e politikës tradicionale.
Sipas Vasilit, mekanizmi përmes të cilit sigurohet kjo bindje absolute është i thjeshtë dhe efikas. Kryeministri i ka “kompromentuar dhe inkriminuar” njerëzit e tij, duke i përdorur për të marrë përfitime, ndërsa ata kanë marrë përsipër kompromentime morale, politike apo shtetërore. Kjo situatë i ka lënë ata pa asnjë mundësi reagimi apo revolte, pasi janë të kapur në rrjetën e vetë veprimeve të tyre. Një nga pasojat më të rënda të këtij transformimi është zhdukja e plotë e personaliteteve politike brenda partisë. Vasili tha se Figurat që shfaqen në publik, pavarësisht titujve, përshkruhen si “sejmenë” apo “këpucëfshirëse”, detyra e vetme e të cilëve është t’i shërbejnë dhe t’i “shkëlqejnë këpucët” liderit.
Deklarata e plotë:
“Unë nuk kam pasur dhe nuk kam as më të voglin iluzion për trazira në pallat. Kjo është një dallava politike, e cila brenda sigurisht ka dhe një regji të menduar mirë PR. Kuptohet që niveli është i mizerabël, ashtu siç është i gjithçka në punët e Edi Ramës. Partia socialiste ka vdekur përfundimisht si koncept në atë bashkësi njerëzish. Ata funksionojnë me një koncept të një tribuje.
Kapo i tribusë është Edi Rama, që rrëmben ato të plackitura edhe copa të vogla pushteti, e të tjera e të tjera.
Arsyeja pse e them këtë, sepse ky është një shpërbërje politike totale nga pikëpamja e strukturës.
Është i shndërruar në ata kapo mafioz që ata që i rrinë përqark, siç shkojnë mafiozëve të shkojnë t’i puthin dorën.
Në këtë, dimension janë. Arsyeja, dikush do pyesi pse ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur me një mekanizëm shumë të thjeshtë.
Edi Rama i ka kompromentuar, i ka inkriminuar në punët e veta. I ka përdorur, ky vetë ka marrë përfitimet, këta kanë marrë përsipër kompromentimin ose shtetëror, ose politik, ose moral dhe praktikisht ata nuk kanë as më të voglin mundësi reagimi.
Nuk kanë mundësi reagimi edhe për disa arsye kryesore.
Së pari, atje nuk ekzistojnë personalitete politike. Edhe këto që ju i quani zonja filan apo zoti filan, këta s’janë asgjë fare.
Këta janë ca sejmenët e tij. Unë i kam pas quajtur këta dikur këpucëfshirëse, të cilët secili ka detyrën të fshijë këpucët e Ramës dhe bëjnë garë kush do t’ia shkëlqejë më mirë, që t’i ndrijë.