Connect with us

Bota

Tre deri në pesë ditë/ Zbulohet afati kohor për zgjatjen e armëpushimit të njoftuar nga Trump

Zyrtarë amerikanë kanë folur në orët e fundit për një përçarje të thellë brenda strukturave të pushtetit në Teheran, mes udhëheqjes ushtarake dhe negociatorëve politikë, duke theksuar se kjo situatë po e bën gjithnjë e më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës dhe zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor iranian.

Sipas tyre, Uashingtoni po mban të hapur si rrugën diplomatike, ashtu edhe mundësinë e përshkallëzimit ushtarak.

Sipas këtyre burimeve, presidenti amerikan Donald Trump është i gatshëm të zgjasë armëpushimin me Iranin për disa ditë të tjera, me qëllim që Teherani të arrijë një qëndrim të unifikuar dhe të marrë një vendim të qartë për një marrëveshje të mundshme që do të çonte në përfundimin e konfliktit dhe rregullimin e programit të tij bërthamor. Në të kundërt, armëpushimi i zgjatur më herët rrezikon të përfundojë, duke rikthyer tensionet dhe pasigurinë në rajon.

Në këtë kuadër, Shtëpia e Bardhë vlerëson se zgjatja e përkohshme e armëpushimit mund të ulë presionin e menjëhershëm dhe t’i japë hapësirë diplomacisë, por njëkohësisht pranohet se situata mbetet e brishtë dhe e pasigurt. Zyrtarët amerikanë nuk përjashtojnë asnjë skenar, përfshirë edhe opsionet ushtarake, nëse nuk arrihet progres në tryezën e negociatave brenda afateve të përcaktuara.

Advertisement