Connect with us

Kosova

Tre dhurata për Kosovën/ Ja çfarë përfiton Prishtina nga Zajednica

Kreu i AKR-së në Kosovë, Behgjet Pacolli ka shkruar për takimin e ditës së hënë planifikuar të mbahet në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vucic.

Pacolli përmes një shënimi në Facebook thotë se me shumë gjasa me 27 shkurt do të nënshkruhet dokumenti i famshëm, i njohur sot si dokumenti evropian.

“Kosova do të marrë përsipër obligimin e pashmangshëm për të jetësuar “Zajednicën” në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Me fjalë të tjera, situata do të jetë si një vit më parë; Nga kjo marrëveshje do të përfitojë Serbia, por edhe Kosova, dikush më shumë e dikush më pak. Serbia në mënyrë të pashmangshme fiton “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së me njëfarë “vetëngushëllimi” për t’u distancuar nga Rusia, por jo për t’u ndarë”. – shkruan kreu i AKR

Sipas Pacollit, “Kosova, në anën tjetër, fiton kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, apo mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat serbe”.

Deputeti opozitar në Kuvendin e Kosovës, tha se Kosova me këtë marrëveshje do të përfitojë liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe ndonjë njohje nga vendet e BE-së.

Pacolli gjithashtu, pavarësisht kritikave ndaj Kurtit për qëndrimet e këtij të fundit në raport me dialogun, thotë se është mirë që po nënshkruhet marrëveshja e cila do ti hap perspektiva Kosovës

Advertisement