Connect with us

Pinknews

“Trillim i bukur”/ Anaidi nxjerr TIMS-in: Më 8 Mars mamaja e Bardhit ka qenë duke kërcyer

Dalja e Bardhit nga shtëpia e Big Brother VIP është shoqëruar me polemika

Vëllai i këngëtarit hyri për ti kërkuar që të dalë, pasi i tha se nëna e tyre është sëmurë dhe ndodhet në spital. Direkt pas daljes, ishte Sara ajo që ngriti dyshimet e para, duke vënë në pikëpyetje faktin se dalja e tij ka të bëjë me menaxhimin e tij artistik.

Edhe të tjerë pas saj kanë reaguar njësoj. Anaid Kaloti, i ftuar në “Shqipëria Live”, tha se e gjithë kjo ngjarje është e inskenuar dhe se mamaja e Bardhit ka ardhur nga Gjermania për të bërë foton.

Sipas tij, nëna e tij është mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ka qenë në spital natën kur Bardhi doli nga shtëpia.

“Është e bukur barsoleta. Të marrësh një histori si puna e kësaj dhe ta tregosh, unë kisha informacion të paktën para, dhe ta tregosh që nesër do ta nxjerr dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi dhe e shet sikur është në spital. E ëma e Bardhit ka qenë duke kërcyer më 8 Mars te Gjyste Vulaj, në Stutgard, fotot i kam publikuar në rrjetet e mija sociale. Ka kaluar në kufi në 2 të drekës për në Kumanovë dhe ditën që ka qenë Prime, rezulton në Gjermani. Ka ardhur të nesërmen, ka bërë këtë foton e turpshme, është një vizitë normale. Nëse situata do ishte kaq serioze, gjënë e parë që do bënte është që do bënte foton në 5 të mëngjesit. Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga shtëpia e Big Brother, nëse një nga familjarët është sëmurë, ti duhet të lajmërohesh dhe në Prime, ti del nga shtëpia”, tha Anaidi.

Ai ka kërkuar që nëna e tij të flasë live për këtë çështje dhe sipas tij “të pohojë me gojën e vet që ka qenë në spital apo në shtëpi natën që doli Bardhi” dhe gjithashtu “të pranojë që ka qenë në koncert më 8 Mars.”

“E ëma e Bardhit ka ardhur kastile nga Gjermania për të bërë atë foto”, thotë ai

Edhe ish-konkurrenti Albi Nako ka përforcuar dyshimet, duke u shprehur: “Nëse ishte aq sëmurë le të kurohej në Gjermani”

“Është një trillim i bukur. Nuk luhet me mamanë në opinion publik”, shton Kaloti.

Pinknews

Çfarë do të ndodhë në ‘BBV’? Heidi do takojë pas shumë kohësh këtë person

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Sot në “Big Brother Vip”:

Juli-Erjola-Roza, nga miq në ‘armiq’ të përbetuar!

Graciano-Heidi-Romeo, të qeshurat që shkaktuan furtunën. Kush e teproi?

“I lutesha Zotit të lëvizte”, një rrëfim rrëqethës nga Romeo dhe një surprizë për të

Heidi takon pas shumë kohësh të ëmën

Avantazhi i Eglës, çfarë kanë thënë banorët pas krahëve të saj?

Kush do të shpallet finalisti i parë?

Continue Reading

Pinknews

“Do dalësh si këllëf!”/ Romeo përpaset me Egla Cenon vetëm pak para Prime-t

Pasditen e kësaj të shtune (04 maj) Romeo Veshaj dhe Egla Ceno, në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”, kanë nisur një bisedë me tone ironike.

 

Romeo e paralajmëron Eglën duke i thënë se i ka ardhur fundi, për shkak se ajo e ka çuar në nominim kokë më kokë me Heidi Bacin, konkurrenten që aktori e ka të dashur.

Por, Egla i ka thënë që të mos flasë më sepse në prime, do të dalë si këllëf. Aktorja ia shpreh këtë gjë, pasi Romeo nuk e di se ai dhe Heidi janë në nominim që njëri të shkojë në finale dhe jo për t’u eliminuar nga gara.

Debati:

Egla: Qyqja Romeo sa i mërzitur

Romeo: Jam mërzitur për ty

Egla: Je mërzitur për mua? Pse?

Romeo: Se të ka ardhur fundi

Egla:  Më ka ardhur fundi? Nuk besoj. Je duke i bërë llogaritë gabim

Romeo: Nuk është llogari, është ndjesi

Egla: Ju duke i dëgjuar ndjesitë gabim, shumë gabim. Vëri veshin më mirë. Je duke i dëgjuar gabim, totalisht. Mos u mërzit për mua. Unë e marr vetë përsipër kusurin e gjërave që bëj. Secili e merr vetë në fakt

Romeo: A më pyete?

Egla: Po, por s’më pëlqen të të shoh kaq të mërzitur

Romeo: S’të pëlqen ty

Egla: Jo

Romeo: Prandaj e bëre

Egla: Jo Romeo, nuk e bëra prandaj. Gjërat ndodhin.

Romeo: Sa keq më vjen për ty

Egla: Pse mo lal, ma ke caktuar fundin? Po rri mo se do dalësh si këllëf. Ti s’je këllëf, kam besim e ty

Romeo: Sa keq më vjen për ty, sa më dhimbsen. Mos ma prish natën

Egla: S’kam ndërmend

Continue Reading

Pinknews

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Njëra nga banoret shumë të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, Ilnisa Agolli, duket që është duke i shijuar pushimet jashtë Shqipërisë.

Ilnisa shihet duke ecur rrugëve të njërit prej qyteteve italiane, e më pas duke u ndaluar nga dy të rinj.

“A je e famshme”, ishte pyetja e cila iu bë Ilnisës, së cilës ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet.

Ilnisa: Tani po sepse i kam 30 mijë ndjekës të vërtetë.

Djali: Do të na bësh reklamë?

Ilnisa: Patjetër, si e ke Instagramin ti?

Continue Reading

Pinknews

“Jeta e babit”/ Meritoni flet për djalin e tij në ‘BBV’: Më ka marrë malli

Meriton Mjekiqi ka kujtuar ditën e sotme djalin e tij, Loarin. Teksa ishte duke qëndruar në oborr së bashku me Çimin, banori i ‘BBV’ tha se e ka marrë malli për djalin e tij e se mezi pret ta shikojë. Më pas, ai i tregoi Çimit se i biri është 5 vjeç.

Biseda:

Meritoni: Më ka marrë malli për djalin tem. Jeta e babit, Loarin e vogël, shpirti jem

Çimi: A thu të ka pa? Është i vogël nuk di gjë…

Meritoni: Shpirt e kam. Jeta jem. E kam dritë të vogël.

Çimi: 3 vjeç e?

Meritoni: 5 vjeç

 

Kujtojmë se Meritoni ka zbuluar se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi e se në Big Brother ka hyrë për të.

“Arsyeja pse jom brenda është për shkak të një kauze. Loari, është një prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja që kam ardh në këtë shtëpi, që nëse fitoj gjysmën do t’i ndajë për djalin dhe fëmijët e tjerë me autizëm. Është 5 vjeç dhe ka problem në të folur e detaje të tjera”, ka treguar Meritoni mes lotësh.

Continue Reading

Pinknews

“Ky është surrati jot, sherrosesh me Romeos”/ Françeska i kthehet keq Gracianos

Debatet dhe tonet e larta kanë përfshirë banorët e BBV3 ditën e sotme. Françeska ka debatuar me Gracianon ditën e sotme duke kaluar dhe në ofendime me njëri-tjetrin, për punët e shtëpisë.

Françeska i është drejtuar Gracianos e acaruar duke i thënë që surratin nuk e tregon vetëm në debatet me Romeon por edhe në pastërtinë e shtëpisë.

“Ky është surrati jot, këtu tregohet surrati te pastërtia nuk tregohet sesi sherrosesh ti nga mëngjesi në darkë më Romeon”-, dëgjohet Françeska në video.

Graciano nga ana tjetër i është kthyer me tone të larta, dhe gjeste ofenduese gjithashtu edhe duke e akuzuar se ajo do situatë.

“Boh sa e padurueshme, ik o gocë mbushu me mend, e kape situatën? Situata tjetër fillon në 3 e gjysmë, merr pak frymë, ha pak bukë dhe bëhu gati”-, i kthehet Graciano.

Gjithashtu për të njëjtën arsye Françeska gjithashtu ka debatuar mëngjesin e sotëm edhe me Erjolën ku kjo e fundit i kërkon të mos bërtasë sepse do ta pastronte shtëpinë vetë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING