Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, u plagos nga të shtënat me armë zjarri, dhe u dërgua në spital. Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3.
Një i dyshuar është arrestuar. Nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance të parlamentit dhe e shtyu atë deri në njoftimin e mëtejshëm, tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.
Ngjarja ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico ka ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.
Një reporter i gazetës së përditshme Dennik N, dëgjoi të shtënat dhe më pas pa ndihmën e shpejtë duke e çuar kryeministrin në një makinë.