Bota
Tronditet SHBA/ Nëna masakron me thikë dy djemtë e saj të mitur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi një nënë ka masakrtuar me thikë dy djemtë e saj të vegjël e më pas i ka futur në vaskë. Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi në Brox, Nju Jork ka lënë të shokuar banorët e zonës dhe jo vetëm. Kur officerët hynë fillimisht në banesë nuk i panë trupat e fëmijës, por duke ndjekur ujin që vinte nga tualeti ata u afruan dhe konstatuan trupat e të miturëve në vaskë, pa jetë dhe të vrarë barabarisht.
Policia u lajëmrua nga fqinjët pasi kishin dëgjuar britnat e gruas që thoshte ‘çfarë kam bërë’, ‘çfarë kam bërë’. Gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes. Djemtë ishin të moshave 8 dhe 11 vjeç. Babai i tyre shprehet i tronditur për lajmin, ai mbërriti në banesë 30 minuta pasi kishte shkuar Policia dhe u përball me ngjarjen e rëndë kur pa dy fëmijët në vaskë.