Sekreti është të mbani flakën në nivelin e syve dhe të zgjidhni një qiri që digjet ngadalë – mundësisht jo me aromë.

Meditimi me qiri konsiderohet një zgjedhje ideale për fillestarët. Si bëhet:

– Ndizni një qiri dhe fikni dritat në dhomë në mënyrë që flaka e qiririt të jetë e vetmja pikë qendrore në dhomë.

– Vendosni qirinë në një tavolinë dhe uluni në dysheme në mënyrë që flaka të jetë në nivelin e syve.

– Qëndroni pak larg qiririt.

– Merrni disa herë  frymë thellë dhe relaksoni tensionin në trup.

– Përqendrohuni te flaka dhe largoni mendimet që ju vijnë në mendje.

– Mbajeni këtë pozicion për dhjetë minuta.

Me këtë praktikë do të përmirësoheni.

Metoda Trataka Sadhana është treguar të jetë efektive për lehtësimin e shpejtë të stresit sipas hulumtimit të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimit të Rikthimit të Informacionit.

Koha ideale për të praktikuar këtë formë meditimi është nata, por edhe çdo herë kur ndiheni të frikësuar, të dërrmuar dhe të stresuar