Connect with us

Kosova

Trump do të veprojë në Kosovë njësoj si me Ukrainën, flet ish diplomati britanik

Ish diplomati britanik Timothy Less, duke iu pergjigur pyetjes se si do te ndikoje perfundimi I luftes ne Ukrainë ne rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, tha se administrata Trump udhëhiqet nga një logjikë realiste, e përcaktuar nga interesat strategjike të SHBA-së dhe jo nga ndjenja apo morali, dhe se ajo vepron në bazë të botës ashtu siç është, jo sipas botës siç do të donte të ishte.

“Mund të shohim se SHBA-ja pranon ndryshime kufijsh nëse kjo ndihmon për te zgjidhur një problem. Ne po fillojme te shohim se SHBA-ja dëshiron t’i zgjidhë në vend se t’i ngrijë konfliktet e Europës, duke i lejuar SHBA-së ta zvogëlojë praninë e saj në kontinent. E gjithë kjo ka relevancë të drejtpërdrejtë me Ballkanin ku logjika e pozicionit të Trumpit në Ukrainë çon në ndarjen e Kosovës si zgjidhje e përhershme për statusin e saj të pazgjidhur, ndoshta e shoqëruar me shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia” – deklaroi Less.

Sipas tij, gjërat mund të shkojnë kështu – fillimisht Ukraina, pastaj Ballkani. Nëse përpjekjet për paqe në Ukrainë ngecin, administrata Trump mund të shikojë nga Ballkani.

“Nuk mendoj se administrata amerikane po punon për ndonjë masterplan për Europën Lindore. Ajo që vërtet mund ta ndryshojë lojën është nëse gjërat nxehen në Ballkan, sa serbët e Bosnjës do përpiqen ta thellojnë autonominë e tyre dhe ndoshta pavarësinë eventuale. Kjo mund të çojë në një lloj krize, te tërheqë vëmendjen e SHBA-së drejt rajonit dhe ta detyrojë atë të gjejë se si të merret me dy mosmarrëveshje aktive etno-territoriale, në Republika Srpska dhe në Kosovë. Nëse do të më duhej të hamendësoja, zgjidhja e Trump do të ishte një shkëmbim territoresh ku Serbia do ta shkëmbente Kosovën (minus veriun) me Republika Srpska” – theksoi Less

I pyetur nese ai beson se Administrata Trump mund ta mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, ish diplomati potencoi: –

“Do të përpiqet, bazuar në idenë e ndarjes në këmbim të njohjes dhe mund të ketë sukses. Por shumica e shqiptarëve nuk e pranojnë ndarjen, ndaj do të jetë e vështirë për të siguruar bashkëpunimin e tyre. Pyetja eshte se sa larg do të shkojë Trump për te akomoduar serbët dhe për të bërë presion mbi shqiptarët për ta arritur këtë rezultat. Si do të reagonte nëse serbët do  ndërmerrnin hapin radikal për ta vendosur ushtrinë e tyre në veri të Kosovës”…

Advertisement