Connect with us

Politike

AGIM NESHO: TRAMP ESHTE NJE LIDER I MADH

Agim Nesho analizoi qasjen e politikës së jashtme amerikane nën drejtimin e Donald Trump, duke e cilësuar atë si të paparashikueshme dhe të frymëzuar nga modele historike ekspansioniste.

Sipas Neshos, kjo nuk është një rastësi, por pjesë e një doktrine që synon t’i japë Shteteve të Bashkuara një rol më të fortë dhe ‘imperial’ në rendin global, në një kohë kur sistemi ndërkombëtar po kalon transformime të thella.

Agim Nesho: Sigurisht që do të kishte reagime për arsye sepse nuk dihej se si do të zhvilloheshin ngjarjet e ardhshme. Kemi një president amerikan, njeriun më të fuqishëm sot në globin tokësor, i cili është i paparashikueshëm në veprimet që do të kryejë. Modeli i tij i politikës është i një shekulli më përpara, të presidentit MacKenley dhe të Roosevelt-it, Teddy Roosevelt-it, të cilët arritën që t’i japin një dimension imperial Shteateve të Bashkuara të Amerikës. Keni parasysh që në kohën e këtyre dy presidentëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan luftën në 1898 me Spanjën, me gjithë territoret e saj, ishte një nga fuqitë botërore të cilat dominonin në paqësor, në Karaibe, në vendet e tjera, dhe duke bërë një politikë të tillë ekspansioniste, realizuan që të marrin një sërë pikash kruciale, duke filluar që nga Porto Rico, që nga ishujt në Paqësor, në Guam, i kërkuan Danimarkës që të shikonin të gjitha pronat e tyre që kishin në Karaibe, duke veshur interesat e amerikanëve të Amerikës brenda asaj të ashtuquajturës doktrinës Monroe, por në një pikëpamje tjetër, që Amerika mbronte interesat e të gjithë vendeve të kontinentit amerikan. Pra, kemi një president i cili ka një histori që e kërkon ta ketë si model. Edhe kjo histori, sigurisht, ashtu siç i ka sjellë në atë kohë Teddy Roosevelt-it lavdinë e madhe, edhe presidenti Trump është një njeri që kërkon që në legacinë e tij politike, duke mos pasur një eksperiencë të gjerë politike, por i ardhur nga bota e biznesit, të tregojë që është i aftë në këtë periudhë tepër të rëndësishme dhe sidomos të një transformimi të një rendi global, nga një rend liberal botëror, me ligje, me norma, me institucione të cilët përcaktonin edhe ecurinë e zhvillimeve të diplomacisë botërore, mori një doktrinë e cila në qendër të saj ishte tepër e thjeshtë: nëpërmjet forcës do të realizojmë paqen dhe stabilitetin kudo në botë. Domethënë, ishte dhe është një doktrinë e cila tashmë është shkëputur edhe nga ajo që erdhi në mandatin e parë Amerika e para, për të parë interesat e Amerikës, fuqizojmë Amerikën brenda vendit, të zgjidhim të gjitha problemet të cilat në një farë mënyre kanë goditur Amerikën nga periudha e globalizmit në botë, tashmë kemi arritur në një Amerikë imperiale.
Advertisement