Bota
DONALD TRUMP NE DELIR PER PAQEN ME IRANIN
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka rënë dakord për inspektime afatgjata bërthamore të nivelit të lartë, duke shtuar se nuk do të lejonte vazhdimin e negociatave pa një marrëveshje të tillë.
“Irani ra dakord plotësisht dhe pa kushte për inspektime të nivelit të lartë të objekteve bërthamore për një periudhë të gjatë në të ardhmen (pa afat përfundimtar!!!). Kjo do të sigurojë ‘ndershmëri bërthamore’. Nëse nuk do të kishin rënë dakord për këtë, nuk do të kishte negociata të mëtejshme”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
Trump deklaroi gjithashtu se u arrit marrëveshje që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur dhe të shmanget çdo bllokadë e mëtejshme detare, megjithëse theksoi se anijet amerikane do të qëndrojnë në pozicionet e tyre në rast se do të jetë e nevojshme rivendosja e bllokadës.
Ai shtoi se fondet dhe lehtësimet e sanksioneve të liruara nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së do të depozitohen në një llogari garancie (e njohur ndërkombëtarisht si escrow account) nën kontrollin e SHBA-së dhe do të përdoren ekskluzivisht për blerjen e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë misrin, grurin dhe sojën.
“Paratë dhe/ose lehtësimet e sanksioneve që liron Departamenti i Thesarit i SHBA-së depozitohen në një llogari garancie (escrow account), nën kontrollin e SHBA-së, dhe do të përdoren për blerjen e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore, ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë misrin, grurin dhe sojën nga fermerët tanë të mëdhenj amerikanë”, deklaroi ai.