Bota
Trump poston imazhe të gjeneruara nga IA: Jam më popullor se Elvis Presley, jam i zgjuar në ekstrem
Marrëveshja me Iranin mund të presë; Ka çështje më urgjente në axhendën e verës së presidentit amerikan Donald Trump: për shembull, promovimi i ëndrrës së tij të gjatë për të parë cullufet e tij të verdha të gdhendura në granitin e Malit Rushmore, së bashku me katër presidentët më “gjigandë” në historinë e SHBA-së, të ashtuquajturit Etër Themelues: George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.
Egoja e presidentit, ndoshta për shkak të gabimeve të tij në politikën e jashtme dhe të brendshme, është në kulmin e saj, teksa ai publikoi mbi 50 postime në nëntë orë në platformën e tij të mediave sociale, Truth.
Postimi për Mount Rushmore nuk është shpërthimi më origjinal i Trump. Manjati kishte postuar më parë një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, i hipur mbi kalë, me një anije raketore dhe një makinë garash në sfond, pranë monumentit të George Washingtonit përpara Shtëpisë së Bardhë.
Kjo duket një gjë e vogël, për dikë që tashmë e ka portretizuar veten si Jezusin dhe Papën.
Lidhur me serinë e koncerteve që do zhvillohen me rastin e 250-vjetorit te Unionit, të planifikuara të fillojnë në fund të qershorit, Donald i kritikoi ashpër artistët që anuluan pjesëmarrjen në të duke thene: Janë njerëz të paguar shumë, por që askush nuk dëshiron t’i dëgjojë.
“Unë jam atraksioni numër një në botë, njeriu që tërheq turma shumë më të mëdha se ata që brohoritën dikur Elvis Presley në kulmin e tij.” – ka shkruar Trump në Truth.
Trump njoftoi gjithashtu se testet njohëse “shumë të vështira” që ai iu nënshtrua në Qendrën Mjekësore Walter Reed dhanë rezultate “jashtëzakonisht të mira”.
Trump tha se shënoi 30 pikë nga 30 të plota, dhe sipas tij kjo tregon një shenjë te pagabueshme te “inteligjencës së tij ekstreme”.