Connect with us

Bota

Trump zbulon pasaportën e re me portretin e tij: Mirë se vini, por silluni mirë

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi pasaportën koleksionuese me portretin e tij, e cila do të qarkullojë në një numër të kufizuar në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Pasaporta e re e SHBA-së thotë: ‘Mirë se vini, por silluni mirë’”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.

Në kopertinën e pasaportës paraqitet presidenti Trump me një shprehje serioze, i mbështetur mbi tavolinën e punës, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë në sfond dhe firmën e tij në pjesën e poshtme. Portreti duket se bazohet në një fotografi të realizuar nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok.

Faqja e dytë përmban një pikturë që paraqet nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, me mbishkrimin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës 250”.

Shtëpia e Bardhë publikoi gjithashtu imazhin e pasaportës, të shoqëruar me komentin: “Pasaportë Patriotike”.

Deri më sot, asnjë president në detyrë i SHBA-së nuk ishte paraqitur në një pasaportë.

Njoftimi është pjesë e një sërë vendimesh që synojnë të lënë gjurmën personale të Trumpit në ndërtesa dhe simbole të rëndësishme amerikane, duke nxitur kritika për kult të personalitetit.

Firma e Donald Trump do të përfshihet gjithashtu në kartëmonedha koleksionuese, një risi për një president në detyrë të Shteteve të Bashkuara.

Trump zbulon pasaportën e re me portretin e tij: Mirë se vini, por

 

Advertisement