Connect with us

Aktualitet

Truri ligjor i Albin Kurtit/ Kush është eksperti britanik Marc Weller

Kryeministri Albin Kurti dje në Bruksel për takimin me presidentin serb Aleksander Vucic, u shoqërua edhe nga një professor britanik.

Po cili është Marc Weller, ish këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

‘Truri’ i Albin Kurtit gjithashtu ka shërbyer si këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006-2007, kurse më pas kontribuoi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës dhe hartoi Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve. Ai është edhe autor i librit “Shtetësia e kontestuar – Lufta e Kosovës për Pavarësi”. Dje në Bruksel ishte po Marc Weller I cili këshilloi kryeministrin e Kosovës për çështjen e pakicave dhe rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

 

Advertisement