Connect with us

Politike

“Turistët do njohin Shqipërinë përmes jush”/ Mesazhi i Ramës për mjekët dhe infermierët!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se 301 mjekë dhe infermierë do të përforcojnë 36 qendrat shëndetësore verore. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së sezonit shëndetësor veror 2026 i cili u zhvillua në Durrës, Rama u shpreh se qendrat verore shëndetësore janë tashmë një eksperiencë e konsoliduar.

Kreu i qeverisë theksoi se këtë vit numri i qendrave dhe i infermierëve e mjekëve, që do të shërbejnë në këto qendra është rritur, ndërsa shtoi se edhe numri i turistëve është rritur gjithashtu. Ai tha se shteti shihet tek uniformat e punonjësve të policisë dhe të mjekëve e infermiereve, kur turistët kanë nevojë për shërbimin e tyre.

“Arsyeja pse jemi sot se bashku është që të përcjellim për qytetarët vëmendjen e strukturave tona, për shërbimin publik është i lartë. Roli juaj në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm. E vërteta është që qendrat verore shëndetësore janë tashmë një eksperiencë e konsoliduar, e iniciuar disa vite më parë me një numër të vogël profesionistësh të përfshirë dhe me një rezultat që na kanë bërë të kuptojmë më së mirë se çfarë dehet të bëjmë më mirë sezon pas sezoni.

Këtë vit numri i qendrave dhe i infermierëve e mjekëve, që do të shërbejnë në këto qendra është rritur. Këtë vit ne presim që numri i turistëve të konsolidohet minimalisht në atë nivel që ishte vitin e kaluar, dhe në momente të caktuara të rritet. Do të shohim në tërësi shifrat. Kemi një rritje sa inkurajuese, aq edhe sfiduese.

Të gjithë sëbashku duhet të bëjmë më të mirë për të përmbushur misionin. Është misioni i Shqipërisë, kur ata të huaj ju takojnë juaj. Jeni e vetmja shëmbëlltyrë e shtetit shqiptar, që ata takojnë. Shteti shihet tek uniformat e punonjësve të policisë dhe të mjekëve e infermiereve, kur turistët kanë nevojë për ta. Punën e mirë të bërë në vitet e shkuara të bëjmë të pamundurën që ta përmirësojmë në vazhdim”, u shpreh Rama

Advertisement