Connect with us

Kronike

Turistja angleze përballet me të papriturën në Durrës, i vjedhin çantën

Një turisteje angleze i është vjedhur çanta sot në qytetin e Durrësit, por autori është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit. Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës, rreth orës 10.15, në Rrugën Tregtare në Durrës.

Një i ri i ka rrëmbyer çantën një turisteje, por patrulla e Policisë ka mundur që të kapë në kohë 28-vjeçarin, i identifikuar si Kreshnik Margjoni, banues në lagjen nr.17. Ai është personi i dyshuar i vjedhjes së çantës së turistes angleze, me origjinë shqiptare, Vanesa L.

Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet një portofol që i përkiste turistes dhe një thikë, ndërsa çanta u gjet e hedhur disa metra më tutje.

Advertisement