Aktualitet
“Turp për pedagogët që nuk mbështesin…”/ Studentët shkruajnë në muret e universitetit në Durrës
Protesta studentore është shtrirë edhe në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku në kampusin universitar në Spitallë janë shfaqur shkrime në muret e një prej godinave.
Mesazhet janë shkruar me bojë të zezë në korridoret pranë zyrave të pedagogëve dhe shprehin pakënaqësinë e studentëve, si dhe kërkesën për mbështetje ndaj të drejtave të tyre.
“Ne kërkojmë të drejtat tona” dhe “Turp për pedagogët që nuk mbështesin” janë disa nga mbishkrimet e evidentuara në ambientet e universitetit.
Përmes këtyre mesazheve, pakënaqësia e studentëve është shfaqur edhe brenda godinave universitare, duke e zhvendosur protestën nga hapësirat publike në ambientet ku zhvillohet veprimtaria akademike. Mbishkrimet shprehin gjithashtu pakënaqësi ndaj qëndrimit të disa pedagogëve, të cilët studentët i konsiderojnë se nuk po i mbështesin në kërkesat e tyre.