Bota
U akuzua për korrupsion, Federica Mogherini lë qelinë
Federica Mogherini, Rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, e cila u arrestua dje si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshinte Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Kolegjin e Evropës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00, raporton La Repubblica.
Dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti, u liruan gjithashtu.
“Pasi u morën në pyetje nga Policia Federale Gjyqësore Belge, të tre individët u informuan zyrtarisht për akuzat kundër tyre.
Akuzat kanë të bëjnë me mashtrim dhe korrupsion në prokurim, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
Ata janë liruar pasi nuk konsiderohen rrezik për arratisje”, informuan gjyqtarët.
Mogherini u ndalua dje në kuadër të hetimit mbi tenderin për një projekt për realizimin e një kursi pasuniversitar për të rinjtë diplomatë, i financuar nga BE-ja në Kolegjin Europian të Bruges, ku ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme ishte rektore. Bashkë me të u ndaluan edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i EEAS, institucionit europian që shpalli tenderin prej 990 mijë eurosh për realizimin e kursit në vitet 2021–22 në Kolegjin e Evropës, si dhe Cesare Zegretti, menaxher i po atij kolegji prestigjioz të Bruges.
Akuzat e ngritura nga Prokuroria Federale e Bruges dhe Prokuroria Evropiane (Eppo) janë për mashtrim në tendera publikë, korrupsion, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të pandershme.
Lajm në përditësim….