Kronike
U arrestuan si pjesë e grupit kriminal të lidhur me Ervis Martinajn/ Gjykata dënon anëtarët e bandë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg anëtarët e bandës, të cilët u arrestuan si pjesë e grupit kriminal të lidhur me Ervis Martinajn. Në kuadër të kësaj, Florenc Çapia është shpallur fajtor për veprate penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Florenc Çapia është dënuar me katër vite burg.
Elvin Merlika është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Në lidhje me këto ai është dënuar me katër vite burgim.
Alket Xhixha është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe është dënuar me katër vite burgim.
Njoftimi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Florenc Çapia, Elvin Merlika dhe Alket Xhixha”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Kujtim Vraniçi, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani, me vendimin nr. 44, datë 02.06.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës S.S, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Florenc Çapia dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim. 4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florenc Çapia i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.
5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Florenc Capia do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Elvin Merlika dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim. 9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Elvin Merlika i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.
10. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Elvin Merlika do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. 11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Alket Xhixha dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim. 14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alket Xhixha i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim. 15. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Alket Xhixha do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
16. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës (në mënyrë proporcionale), si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare. 17. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al Tiranë, më datë 02.06.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.